Ish këshilltari i Metës Shemsi Prençi kandidon për Kamzën në primaret e PD-së

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish këshilltari i Metës Shemsi Prençi kandidon për Kamzën në primaret e PD-së

Shemsi Prençi, ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta dhe me një karrierë të gjatë në policinë e shtetit, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për bashkinë e Kamzës, gjatë primareve të Partisë Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit”, thotë Prençi ndër të tjerat në postimin e tij në Facebook.

Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda…

Posted by Shemsi Prençi on Monday, October 31, 2022

Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërkohë që më parë kishte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile.

Drejtor policie në qarqe si Korça, Elbasani, Berati dhe Fieri, Prençi ka qenë edhe drejtor i Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE