Krijohet produkti kozmetik-inteligjent në ndihmë të grave të dhunuara!

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krijohet produkti kozmetik-inteligjent në ndihmë të grave të dhunuara!

Një kompani kozmetike në Las Vegas ka krijuar një buzëkuq të quajtur “data rap”. Në pamje të parë është një buzëkuq i zakonshëm, por nëse shtypni një buton ai aktivizohet duke personalizuar udhëzimet nëse ndjeheni të kërcënuar apo duke lajmëruar një të afërm apo policinë për ndihmë. Themeluesja e kësaj kompanie kozmetike, Joy Hoover thotë për CNN se ka krijuar një buzëkuq mbrojtës dhe një aplikacion SOS për gratë që nuk mund të marrin ndihmën në kohën e duhur.

Por jo vetëm kaq, ky buzëkuq ka dhe një testues alkooli për gratë e vajzat që frekuentojnë club-e të ndryshme. Gjithçka që bën merr një shirit të vogël ku hidhet një pikë alkool për të testuar nëse pija që ju është ofruar është e sigurt. Hoover shpjegon se medikamentet duan 13 minuta për t’u metabolizuar nga trupi i personit e në këto minuta nuk kanë kohë për të telefonuar dikë apo për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Mund të shtypësh butonin e buzëkuqit që është i lidhur me aplikacionin përmes Bluetooth dhe shkon drejt e në aplikacion. Statistikat e dhunës janë të frikshme dhe Hoover shpreson që kjo pajisje e krijuar do të ndihmojë shumë gra e vajza nga dhuna fizike apo seksuale. Mesatarisht, më shumë se 1 në 3 gra dhe 1 në 4 burra në SHBA përjetojnë përdhunim, dhunë fizike ose ndjekje nga një partner intim.

Ndërkaq, në tualetin e çdokujt sidomos të vajzave gjenden shporta të mbushura me kremra, shampo, produkte kozmetike. Në dhomën e gjumit situata paraqitet edhe më e rëndë me çanta tualeti kudo, buzëkuqe, rimelë e kremra në çdo cep të dhomës. Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë pastrimin e makeup-eve? Ne ju tregojmë se sa gjatë duhet t’i përdorini produktet kozmetike përpara se ato të skadojnë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45298 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE