Pasi e krahasuan me lopën, Ronela Hajati i lë kritikët ‘me gisht në gojë’ me reagimin e saj (FOTO)

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi e krahasuan me lopën, Ronela Hajati i lë kritikët ‘me gisht në gojë’ me reagimin e saj (FOTO)

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Së fundmi Hajati ka zbuluar se komenti më i keq që lexon për veten, është kur krahasohet me “lopën.”

Duke mos e kursyer ironinë, Ronela iu kundërpërgjigjet këtyre komentuesve duke thënë që “t’i gjejnë kafshë tjetër” urgjent.

“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”.

Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguar përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”- shkruan Ronela në Instastory.

Një temë që artistja është paragjykuar shpeshherë është edhe pesha e saj. Pak kohë më parë, këngëtarja ka realizuar një video në “TikTok”, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj të gjithë “haters-ave”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45332 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE