Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka një falenderim të madh për suksesin e makinës së parë turke, TOGG!

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka një falenderim të madh për suksesin e makinës së parë turke, TOGG!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, para pak muajsh nxori për një provë prototipin e fundit të TOGG, makinës së parë të zhvilluar në vend. Gjatë kohës që ndoqi një ceremoni çmimesh në Luginën e Informatikës Gebze në provincën veriperëndimore të Kocaelit.

Së fundmi ai ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së kampusit TOGG Gemlik në qytetin Bursa, ku do të zhvillohet prodhimi serik (masiv) i Togg, i cili ndodhet në mesin e projekteve vizionare të Turqisë. Siç shkruajnë mediat turke, ai shprehu falënderime për partnerët dhe palët e interesuara të Grupit të Iniciativë së Automjeteve të Turqisë. Pasi ka uruar 99-vjetorin e Republikës së Turqisë i është shprehur se:

Falënderoj krijuesin që na mundësoi të takohemi në këtë ditë kuptimplotë në një përurim historik ku si popull jemi një. Po të jesh komb do të thotë të jetosh i lirë në të njëjtin atdhe, të bashkosh ndryshimet në ëndrra të përbashkëta, të kapërcesh trishtimin me gëzim të përbashkët dhe të arrish objektivat me përpjekje të përbashkët. Të jesh komb do të thotë të shkosh drejt një të ardhmeje të përbashkët mbi të gjitha këto tipare. Togg është emri i projektit që na bën të gjithëve të përjetojmë shijen e kësaj ëndrre të përbashkët për të ardhmen e fuqishme të vendit tonë. Me këtë automjet të parë që kemi nxjerrë nga linja e prodhimit serik (masiv) dhe e kemi sjellë para jush, jemi dëshmitarë të shndërrimit të një ëndrre 60-vjeçare në realitet. Në njërën anën ndodhet automjeti Togg me ngjyrë të kuqe, në anën tjetër me ngjyrë të bardhë… Për këtë arsye themi që ‘Togg është krenaria e përbashkët e Turqisë, e 85 milionë njerëzve‘. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që luten dhe mbështesin suksesin e automobilit vendas dhe kombëtar Togg nga i gjithë vendi dhe nga vende të ndryshme në të gjithë botën.

Ndër të tjera, Erdogan falënderoi teknikët, inxhinierët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë punuar ditë dhe natë për të nxjerrë nga linja e prodhimit serik automobilin Togg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE