Dështn marrëveshja brenda PD-së, Berisha: I keni bërë hesapet shumë keq, do ta shihni!

vovalbania November 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dështn marrëveshja brenda PD-së, Berisha: I keni bërë hesapet shumë keq, do ta shihni!

Deputetët e grupimit të Alibeajt deklaruan sot se do dalin me kandidatin e tyre në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Berisha ka konfirmuar dështimin duke thënë se ata “i kanë bërë hesapet shumë keq”.

Nga selia blu, në një prononcim për mediat para mbledhjes me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, Berisha deklaroi se deputetët e rreshtuar krah Alibeajt ‘do e shohin në vazhdim se flamuri i PD-së nuk preket’.

“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.  Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin.  Të sigurt të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.  Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme.  Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”- tha Berisha.

Demokratët dështuan sot në përpjekjet për t’u bashkuar. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, dy grupimet brenda Partisë Demokratike do të garojnë të ndarë. Në një reagim të grupit të Enkelejd Alibeaj, thuhet se grupi i Sali Berishës ka refuzuar çdo propozim “duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike”. Statuti i 11 Dhjetorit, i Komisionit të Rithemelimit duket se ka qenë ngërçi i bisedimeve. Në reagimin e grupit që mbështet Alibeajn, thuhet se këmbëngulja e grupit të Berishës për të njohur këtë statut “ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE