Dhuna çnjerëzore në Pejë, vajza e të moshuarës në gjendje të rëndë emocionale!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuna çnjerëzore në Pejë, vajza e të moshuarës në gjendje të rëndë emocionale!

Rasti tronditës i dhunimit të një të moshuare në një azil në Pejë, reagon ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës. Në një postim në Facebook, Xhelal Sveçla kërkon që të gjithë personat përgjegjës të përgjigjen para drejtësisë. E ndërsa bën të ditur se hetimet vazhdojnë, Sveçla shkruan:

Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.

Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.

Video që po bën xhiron e mediave, jo vetëm në Kosovë vuri në lëvizje policinë që kreu arrestimet e autores së dhunës e përgjegjëses së shtëpisë së të moshuarve në Pejë. Në një reagim të shkurtër për mediat, vajza e të moshuarës u shpreh e tmerruar e jo në gjendje të mirë emocionale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE