“Po të kisha kohë do t’i kisha rënë në kokë”/Eltionit nuk i del e keqja me Ilirin!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po të kisha kohë do t’i kisha rënë në kokë”/Eltionit nuk i del e keqja me Ilirin!

Sot të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio kanë qenë çifti i cili javën e kaluar përfundoi rrugëtimin në spektaklin “Dancing With The Stars”, Irini Qirjako dhe Eltion Merja. Ata nuk kanë folur vetëm për eksperiencën e tyre në show-n e kërcimit por edhe për të gjithë karrierën e tyre artistike në ambientin e tyre të përbashkët Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në pjesën e dytë të emisionit në rubrikën e re që ka nisur këtë sezon, të ftuarit i përgjigjen pyetjes ‘bombë’ që është përgatitur për ta. Artistes së njohur i është drejtuar pyetja: ” Pse nuk ia the Ilirit të vërtetën për të cilën hyre në “Big Brother VIP”? E nise dhe nuk e përfundove, pse?”

Unë brenda thashë shumë gjëra. Ato që thashë unë dolën edhe jashtë ‘Big’-ut më pas, siç është shoqëria me Sabianin apo edhe me Tanin. Ai doli në origjinë me pak fjalë. Për sa i përket pjesës së audicionit mendoj u bë e qartë. E vërteta ka dalë sigurisht. Unë nuk kam folur më pas sepse nuk e kam përballë. Kur isha brenda i thashë. Unë nuk ngrihem nga hiç-i sidomos për të tilla gjëra. Ai ishte një program ku ti duhet të shprehje eksperienca personale. Ça kisha për të thënë e thashë. Unë jam gjithmonë kundër rrymës. Unë i kam kthyer çdokujt përgjigje. Koha ime aty ishte e limituar dhe unë do të dilja me shpatë në dorë jo vetëm kundrejt Ilirit por me këdo që mund të kisha ndonjë gjë. Po të kisha kohë do t’i kisha rënë në kokë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48268 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE