Shqiptarët në Britani, “The Guardian”: Shqipëria kritika Londrës për mungesë bashkëpunimi!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptarët në Britani, “The Guardian”: Shqipëria kritika Londrës për mungesë bashkëpunimi!

Ishin gra të trafikuara 86% e azilkërkuesve shqiptarë, të cilëve iu dha leja për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, vitin e kaluar. Shifra jepet në një analizë nga Vëzhguesi i Emigracionit të Oxford-it, të publikuar nga mediat britanike. Aty rezulton se leja e qëndrimit iu dha mbi bazën se me gjasa ishin trafikuar e në nevojë të vërtetë për mbrojtje. Kjo analizë tregon edhe se 55% e aplikantëve të rritur shqiptarë për azil rezultuan të suksesshëm, në fazën fillestare të vendimit.

Shifrat vijnë një ditë pasi Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman u tha deputetëve se “shqiptarët po abuzojnë me legjislacionin modern të skllavërisë. Nuk janë të mirëpritur e nuk duhet të qëndrojnë më në Mbretërinë e Bashkuar”. Javën e kaluar në një seancë dëgjimore, komandanti Dan O’Mahoney foli për rritje “eksponenciale” në Britani, të numrit të anijeve nga Shqipëria, me mbi 12 mijë persona këtë vit. 10 mijë prej tyre djem dhe burra.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha:

Askush që do të zbulohet se është në rrezik real të persekutimit ose dëmtimit serioz në vendin e tij të origjinës, nuk do të kthehet mbrapa. Të gjitha kërkesat për azil të bëra në Mbretërinë e Bashkuar shqyrtohen me kujdes në bazë të meritave të tyre individuale, në bazë të praktikës gjyqësore përkatëse dhe informacionit të përditësuar të vendit. Kombësia e një aplikanti nuk mund të përdoret për të parashikuar suksesin e kërkesës së tyre.

Ndërkohë, “The Guardian” shkruan se “burime qeveritare në Tiranë bëjnë të ditur se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me gomone dështuan, duke i lënë të vepronin në errësirë”.

Një arsye e mundshme për mospërcjelljen e informacionit nga Ministria e Brendshme është formulimi i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021 për dëbimet e përshpejtuara të atyre që vijnë ilegalisht, e cila ndalon marrjen e informacionit. Një burim pranë qeverisë i cituar nga “The Guardian” u shpreh:

Bëmë gjithçka që na është kërkuar. E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140 mijë shqiptarët që jetojnë në Britani. Vetëm Britania e Madhe ka informacion mbi rrugët.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE