Atentat me armë zjarri, plagoset ish-kryeministri i Pakistanit!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentat me armë zjarri, plagoset ish-kryeministri i Pakistanit!

Atentat ndaj ish-kryeministrit të Pakistanit! Imran Khan u qëllua me armë nga një person i armatosur, i cili hapi zjarr ndaj automjetit ku udhëtonte ish-shefi i qeverisë së Islamabadit, duke e lënë të plagosur lehtë. Lëndime gjithashtu të përshkuara si të lehta morën edhe disa nga mbështetësit e tij, siç bëri të ditur një zyrtar i partisë që drejton Khan. Asad Umar njoftoi se Khan u plagos në pjesën e këmbës.

Ai u dërgua në një spital në Lahore, por nuk është plagosur rëndë. Një plumb e kapi në këmbë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria pakistaneze urdhëroi një hetim në lidhje me ngjarjen, që fatmirësisht u mbyll pa viktima. Ende nuk dihet identiteti i personit që qëlloi Khanin, por raportohet se agresori u arrestua në vendngjarje. Deri tani, asnjë grupim nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në distriktin Wazirabad, në provincën lindore Punjab.

Imran Khan po udhëtonte me një kolonë të madhe makinash drejt kryeqytetit, Islamabad, si pjesë e fushatës së tij që tenton të detyrojë qeverinë aktuale të organizojë zgjedhje të parakohshme. Zotimin për këtë “marshim të gjatë” drejt Islamabadit, Khan e dha në ditën kur iu ndalua të mbante poste publike për pesë vjet.

Më 21 tetor, Gjykata e Lartë Zgjedhore në Pakistan dha këtë vendim, ndërsa partia e Khanit, Tehreek-e-Insaf (PTI), njoftoi kundërshtimin e tij në Gjykatën e Lartë. Më herët, më 19 shtator u hodhën poshtë akuzat për terrorizëm kundër ish-kryeministrit pakistanez.  Për ndalimin 5-vjeçar, mbështetës të Khan-it protestuan në kryeqytetin Islamabad, si dhe në qytetet Lahore, Faisalabad, Multan, Sialkot, Peshawar, Karachi, Quetta, etj.

Khan, ish-lojtar i kriketit ka organizuar disa mitingje anti-qeveritare që nga muaji prill kur u rrëzua nga pushteti, në një mocion mosbesimi në Parlament. Në zgjedhjet e pjesshme në fillim të kësaj jave, ai fitoi gjashtë nga shtatë vendet e Asamblesë Kombëtare, për të cilat garonte në të gjithë vendin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE