Ledri Vula sapo na ‘shkriu zemrën’ me postimin e fundit me vajzën e tij!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ledri Vula sapo na ‘shkriu zemrën’ me postimin e fundit me vajzën e tij!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Tanimë, partnerja e tij Sara Hoxha është mjaft e njohur dhe një personazh shumë i pëlqyer për publikun në rrjete sociale. Dyshja janë prindër të një vogëlusheje që quhet Poem dhe çifti nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.

Që prej momentit kur partnerja e tij, Sara është bërë pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars” jeta e tyre është e ndarë midis Tiranës dhe Prishtinës. Për shkak të angazhimeve që edhe Ledri ka, çifi dhe vajza e tyre, Poem duhet të qëndrojnë për pak kohë larg njëri tjetrit. Vetëm pak më parë Ledri ka postuar një foto duke folur në telefon me vajzën e tij dhe na e shkriu zemrën.

Të premten e natës së parë të spektaklit, të cilën të gjithë po e prisnin me padurim ajo që u vu re nga të gjithë ishte mungesa e Ledrit në studio për të suportuar partneren e tij të zemrës. Me anë të disa Instastory gjatë premierës reperi na ka treguar se e ka ndjekur kërcimin e Sarës nga shtëpia me vajzën e tyre Poem. Së fundmi me anë të një Instastory Sara ka shpjeguar arsyen se pse Ledri nuk e ndoqi premierën nga studio.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64442 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE