Nuk i rezistoi tundimit për të pirë një cigare, pasagjeri i vë zjarrin tualetit të avionit!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk i rezistoi tundimit për të pirë një cigare, pasagjeri i vë zjarrin tualetit të avionit!

Një pasagjer në një fluturim El Al midis Tel Avivit dhe Bangkok-ut, i cili po përpiqej të shijonte fshehurazi një cigare në tualet, shkaktoi një emergjencë në ajër kur arriti t’i vinte flakën tualetit. Ekuipazhi i avionit zgjodhi të mos përfshijë policinë lokale tajlandeze në këtë çështje, pasi ekuipazhi i aeroplanit e shuajti shpejt zjarrin dhe nuk shkaktoi asnjë dëmtim në aeroplan.

Megjithatë, një zëdhënës i linjës ajrore tha se pasagjeri do të përballet me veprime ligjore pasi të kthehet në Izrael nga Tajlanda. Pasagjeri i varur nga nikotina kishte hedhur bishtin e tij të cigares që ende digjej në një kosh mbeturinash, duke ndezur disa letra të banjos të hedhura aty. Stjuardesat u lajmëruan menjëherë për urgjencën nga detektorët e tymit në tualet.

Ndërkaq, avionit, një Boeing 777-200, nuk i është shkaktuar asnjë dëm afatgjatë, pasi ekuipazhi ajror arriti të hynte në tualet me aparate zjarri përpara se zjarri të përhapej edhe më shumë. Në deklaratën e kompanisë ajrore thuhej se:

Fluturimi vazhdoi sipas planit dhe u ul i sigurt në aeroportin në Bangkok. Pasagjeri u paralajmërua dhe çështja u kalua për ekzaminim të mëtejshëm në departamentin tonë ligjor.

Ndërkaq, ne ju rikujtojmë se udhëtimi nga Londra drejt Nju-Jorkut zgjat përgjithësisht 7 orë e gjysmë por një avion i ri supersonik, i cili do të përdorë motorë bërthamorë, do të bëjë që distanca mes dy qyteteve, prej mbi 5500 kilometrash, të përshkruhet në vetëm 80 minuta. Ideja e ‘çmendur’, që do të revolucionarizojë fluturimin vjen nga projektuesi spanjoll Oscar Viñals i cili e ka çuar një shkallë më lart propozimin për avionët supersonikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE