Sërish drogë në kamionët e ‘BanaKing’! Kapen 31 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Ekuadori

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sekuestrohen 25 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës!

Një sasi prej rreth 31 kg kokainë është gjetur mesditën e kësaj të enjteje në Portin e Durrësit. Droga është gjetur në kontejnerët me banane të firmës ‘BanaKing’, rast ky i përsëritur pasi nuk është hera e parë që i është gjetur kokainë në kamionët e saj. Ndërkohë, 84 kontejner po i nënshtrohen kontrollit, teksa pritet të skanohet edhe kamioni, pasi ka dyshime se ka sasi të tjera.

Nga sa raportohet deri më tani droga dyshohet se vinte nga Ekuadori, teksa priten të mësohen të tjera detaje në vijim. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Porti i Durrësit gjatë muajve të fundit është bërë destinacioni i sasive të drogës, që vjen nga kryesisht nga Amerika Qendrore dhe ajo Latine, qoftë me kontejner, ashtu edhe me anije. Lënda është gjetur kryesisht mes bananeve, por dhe mallrave të tjerë.

Nisur nga fakti që në portin e Durrësit se paku dy vitet e fundit janë zbuluar vazhdimisht dërgesa me kokainë, autoritetet janë të bindura se porti më i madh në Shqipëri është kthyer në një rrugë kalimi që përdoret nga narkotrafikantët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48441 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE