Baba për herë të 11-të, modelja e njohur konfirmon se po pret një fëmijë nga Nick Cannon!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Baba për herë të 11-të, modelja e njohur konfirmon se po pret një fëmijë nga Nick Cannon!

Së fundmi, Alyssa Scott ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e 11-të të Nick Cannon përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjete sociale. Modelja publikoi dy foto në Instagram, ku shfaqet në një vaskë bashkë me yllin e “Masked Singer”. Ylli, që është në pritje të ëmbël, u shfaq në këmbë ndërkohë që prezantuesi televiziv e shikonte dhe mbante dorën te barku i rrumbullakosur.

Në një fotografi tjetër, aktori shfaqet duke i dhënë një puthje teksa Scott e shikon duke mbuluar gjoksin me duar. Modelja u shpreh:

Është një mrekulli, një bekim.

Bashkë-aktorët e “Wild ‘N Out” mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Zen, në qershor 2021, por i vogli humbi betejën me kancerin e trurit pesë muaj më vonë. Scott, e cila është gjithashtu nënë e vajzës 4-vjeçare Zeela nga një lidhje e mëparshme, ndezi thashethemet për shtatzëninë në muajin maj.

Cannon ka shtatë fëmijë të tjerë me katër gra të tjera. Nick u bë baba për herë të nëntë rreth një muaj më parë nga romanca me modelen 40-vjeçare, LaNisha Cole. Më pas komediani dhe modelja Brittany Bell u bënë sërish prindër. Prezantuesi i “Wild ‘N Out” zbuloi se modelja 34-vjeçare është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë së bashku dhe të dhjetin për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE