Dje takoi Kurtin, sot Lajçak shkon në Beograd/”Sekret” temat e diskutimeve me Vuçiçin!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dje takoi Kurtin, sot Lajçak shkon në Beograd/”Sekret” temat e diskutimeve me Vuçiçin!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sot në Beograd pret përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Serbi-Kosovë, Mirosllav Lajçak. Sipas Presidencës së Serbisë, takimi pritet të fillojë në ora 18:30, por në njoftimin zyrtar nuk përmenden temat e diskutimit e as nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për gazetarët pas bisedimeve.

Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt një ditë më parë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç u tha gazetarëve se zhvilloi takime të ndara me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe me të dërguarin për dialogun, Mirosllav Lajçak, me të cilët, siç tha, “foli për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë” që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Më 1 nëntor, qeveria e Kosovës filloi zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve me targa që përmbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Kryesisht bëhet fjalë për targa KM që nuk konsiderohen të ligjshme për Kosovën, por që deri më tani janë toleruar vetëm në komunat në veri, ku jeton popullata shumicë serbe, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

Plani aktual i qeverisë së Kosovës është që procesi i riregjistrimit në targa RKS (Republika e Kosovës) të kryhet në tre faza: në të parën paralajmërohen shoferët, në të dytën mund të paguajnë gjoba 150 euroshe, ndërsa në të tretën do të lëshohen targat e provës. Plani është që nga 21 prilli i vitit 2023 të përdoren vetëm targat RKS.

Për shkak se refuzoi të zbatonte vendimin e qeverisë sa i përket targave, një ditë më parë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, pezulloi nga detyra drejtorin rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriç. Pas këtij vendimi, në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur për nesër, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veriun e Kosovës, përfshirë ato gjyqësore e të policisë. Lista Serbe po synon “forcim të institucioneve në veri”, në bashkëpunim me Beogradin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE