Kokaina mes bananeve në Durrës, pranga administratorit të kompanisë/Në kërkim presidenti i saj!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kokaina mes bananeve në Durrës, pranga administratorit të kompanisë/Në kërkim presidenti i saj!

Arrestohet administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane ku dje në Portin e Durrësit u kapën 33.5 kilogramë kokainë nga Ekuadori. Ndërkohë, u shpall në kërkim presidenti i kësaj kompanie. Për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”, me administratorin u arrestuan edhe dy 48-vjeçarë, me detyra operator e imazhier skaneri, në Portin e Durrësit.

Arrestimi i tre shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”. Bazuar në inteligjencën informative se kishte lëndë narkotike në një kontejner me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, shërbimet policore ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë. Kjo edhe pse skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;

A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontejner me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE