“Personalitet dhe legjendë, Pique mund të bëhet presidenti i Barcelonës”!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Personalitet dhe legjendë, Pique mund të bëhet presidenti i Barcelonës”!

Gerard Pique i shokoi të gjithë ditën e djeshme! Mbrojtësi i Barcelonës ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, teksa lajmin e dha nëpërmjet një videoje emocionuese në rrjetet sociale. “Tani që ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë cikël.

Unë gjithmonë e kam thënë se pas Barcelonës nuk do të luaj me asnjë klub tjetër, dhe kështu do të ndodhë. Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në Camp Nou! Do të jem gjithmonë tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime. Një ditë do kthehem sërish, forca Barcelona”, deklaroi 35-vjeçari.

Pique fitoi 30 trofe gjatë aventurës me ekipin e zemrës, teksa fitoi si protagonist edhe Kupën e Botës (2010) dhe Europianin (2012) me Spanjën. “Pique meriton të gjitha lavdërimet e tifozëve. Ai vendosi të tërhiqej sepse ndihet më pak i rëndësishëm dhe më pak i dobishëm.

Kjo tregon madhështi, ende pse ka kontratë. Tifozët e Barcelonës e nderojnë dhe e vlerësojnë për atë që është: një mit. Ai është i virtytshëm, i guximshëm, konkurrues, fitues, pa komplekse dhe shumë inteligjent”, deklaroi trajneri Xavi.

Elozhe pati edhe nga presidenti Joan Laporta: “Kemi biseduar kohët e fundit, por ia lamë ta merrte vetë vendimin final. Pique do të jetë gjithmonë një pikë referimi për tifozët e Barcelonës. Videoja e tij më emocionoi, ai është pjesë e historisë së klubit tonë.

Ai është një person me personalitet të madh dhe ne jemi në dispozicion të tij për ta bërë këtë proces tërheqjeje sa më barcelonist, sepse Gerard ka treguar se e do me zemër këtë klub”, u shpreh kreu i klubit katalanas.

Ndërkohë, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, zbuloi edhe të ardhmen e qendërmbrojtësit, të cilin e sheh si presidentin e ardhshëm të Barcelonës: “Pique ishte një lojtar legjendar për futbollin spanjoll. Ai gjithmonë e ka thënë se klubi i tij i fundit do të ishte Barcelona.

A mund të bëhet presidenti i klubit? Po, pse jo? Ai di të bëjë biznes, e ka treguar prej vitesh këtë cilësi, ka përvojë të madhe në biznes dhe në sipërmarrje. Gerard e njeh botën e futbollit si lojtar dhe si menaxher.

Kjo e bën atë një kandidat potencial për presidencën e Barçës. Pra, po, Pique është i aftë të bëhet president nëse dëshiron, pasi dhe anëtarët e klubit e duan”, theksoi Tebas. Lideri i mbrojtjes do të zbresë të shtunën për herë të fundit si futbollist në duelin Barcelona-Almeria (21:00) SuperSport 2.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE