Eliona Pitarka shtatzënë për herë të dytë? (FOTO)

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eliona Pitarka shtatzënë për herë të dytë? (FOTO)

Eliona Pitarka ishte një nga “surprizat” e sezonit të ri televiziv, teksa u largua nga “Klanfornia” për të qenë bashkë-drejtuese e emisionit të mëngjesit në MCN, një rol i ri për aktoren që provon kështu edhe eksperiencën si moderatore në ekran.

E megjithatë së fundmi ka rënë në sy mungesa e saj në programin e mëngjesit ku është pjesë prej pak kohësh dhe arsyeja mesa duket mund të jetë pritja e ëmbël. Kështu, burime për “Kryefjala.com” thonë se Eliona është shtatzënë për herë të dytë dhe arsyeja pse nuk është shfaqur në emision është pasi ka dashur ta mbajë larg vëmendjes këtë.

Në fakt pak kohë më parë, në një komunikim me ndjekësit në Instagram ajo tha se e kanë në plan një fëmijë të dytë, bashkë me partnerin dhe po e presin të vijë, e nëse lajmi konfirmohet atëherë dëshira e tyre duket se është bërë realitet.

Kujtojmë se Pitarka është nënë e një vajze, e cila gjithmonë e më shumë është bërë pjesë e postimeve të saj në rrjetet sociale, teksa shohim herë pas here marrëdhënien e tyre të bukur dhe se si e bija e saj rritet nga dita në ditë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45349 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE