Lufta në Ukrainë, Inteligjenca britanike: Rusia përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve!

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, Inteligjenca britanike: Rusia përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve!

“Ushtria ruse ka mundësi të përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj”. Kështu thekson Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e saj të fundit. Mobilizimi i pjesshëm ushtarak u urdhërua nga presidenti rus, Vladimir Putin në muajin shtator. Në kuadër të këtij mobilizimi, autoritetet e Moskës kërkuan që 300 mijë persona t’i bashkohen luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Tetë muajt e luftës në Ukrainë kanë rezultuar me shkatërrim masiv në pjesët lindore dhe jugore të shtetit. Në anën tjetër, në shtator forcat ukrainase nisën një kundërofensivë, me ndihmën e aleatëve të huaj, të cilët vazhdimisht furnizojnë ushtrinë e Ukrainës me armë e municione.

Fitoret e ukrainasve në javët e fundit, besohet se kanë rritur presionin mbi presidentin Putin. Inteligjenca britanike shprehet se disa zyrtarë rusë me përvojë dhe trajnimin e duhur mund të kenë luftuar e të kenë humbur jetën në Ukrainë.

Forcat ruse janë duke kryer trajnime në Bjellorusi për shkak të mungesës së stafit trajnues, municioneve dhe objekteve të përshtatëshme në Rusi.

Për të parën herë, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian, e pranoi se Republika Islamike i ka dhuruar dronë Rusisë, por u përpoq të theksonte që dërgimi i tyre është bërë para se të niste lufta ruse në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Siç edhe dihet, prej javësh tashmë, trupat ruse i përdorin këta dronë për të sulmuar qytetet ukrainase. Deklaratat e kryediplomatit të Teheranit vijnë pas disa muajve mesazhesh jo të qarta të Iranit lidhur me furnizimin e Rusisë me armë.

Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi u përgjigj ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë u detyruan të zhvendosen nga shtëpitë, pjesa më e madhe në Poloni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45307 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE