Neurologët nuk e shpjegojnë dot, i riu zgjohet nga koma me një talent që nuk e kishte zotëruar më parë!

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Neurologët nuk e shpjegojnë dot, i riu zgjohet nga koma me një talent që nuk e kishte zotëruar më parë!

Një burrë pretendon se ka dalë nga koma me aftësi artistike që më parë nuk i kishte pasur. 38-vjeçari amerikan Moe Hunter kaloi një muaj në koma për shkak të problemeve me zemrën, pas diagnostikimit me meningjit bakterial në tru. Pas operacionit, ai u zgjua pa kujtesë, por me një talent që nuk e kishte zotëruar më parë. Ish-punëtori i një “fast food”-i zbuloi se mund të vizatonte dhe pikturonte si një artist i vërtetë.

Talentin e tij të ri e përdori për të nisur një karrierë si marangoz dhe nisi të ndërtonte imitime të personazheve të ndryshëm. Veprat e tij ai i ka shitur dhe i ka ekspozuar edhe në evente të Comic Con kudo në SHBA.

Më parë nuk kam pasur fare dorë për pikturë. Më pëlqenin sportet dhe lojrat me kompjuter. Familja ime ende nuk e beson atë që më ka ndodhur. Neurologët nuk e shpjegojnë dot, thjesht më kanë thënë që ta shijoj talentin e ri që kam fituar. Kisha dëgjuar edhe më parë histori të njerëzve që zgjohen nga koma me talente të reja ose duke folur gjuhë të huaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE