E tronditur dhe konfuze, Einxhel nxjerr pamjet e momentit kur mësoi se do të bëhej nënë (VIDEO)

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E tronditur dhe konfuze, Einxhel nxjerr pamjet e momentit kur mësoi se do të bëhej nënë (VIDEO)

Einxhel Shkira dhe Dj dagz, janë dy personazhet që gjetën dashurinë në Big Brother. Një histori që u zhvillua në sytë e qindra shqiptarëve, e në fund u finalizua me një pritje të ëmëbël.

Së fundmi moderatorja përmes një video në rrjetet sociale, ka ndarë pamjet nga momenti kur ajo dhe Dagz, morën lajmin se do të bëheshin prindër. Konfuzë dhe disi të tronditur, nga kthesa e shpejtë që mori lidhja e tyre, çifti shfaqet mjaft të emocionuar për lajmin e madh.

“Testi i shtatzënisë.

Kanë kaluar disa muaj nga ajo ditë, por unë jam ende e emocionuar për atë moment, edhe pse atëherë isha konfuze dhe e tronditur nga gjithçka që ndodhi!! Dhe që atëherë nuk kam qenë gati të ndaj shumë për këtë udhëtim të vështirë, por kaq të mrekullueshëm, por ja ku po ndaj me ju ditën e parë të tij. Ky vit ka qenë një slitë me emocione, por ‘kjo ditë’ padyshim arritëm në maksimumin nga të gjithë, duke ndryshuar jetën tonë përgjithmonë me dhuratën më të mahnitshme që mund të merrnim ndonjëherë nga Zoti Gjithsesi thnx që jeni gjithmonë me ne dhe brohoritni bekimet
tona”- shkruan Einxhel krahas videos.

Kujtojmë se shumë ndjekës në fillim nuk besuan se kjo lidhje do të ishte afatgjatë, pasi eksperienca ka treguar se çiftet e krijuara në realityshoë, nuk zgjasin shumë, por Einxhel dhe Dagz janë prova e pastër që njeriu mund ta gjejë dashurinë aty ku nuk e pret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47772 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE