Emri/ Zhduket në mënyrë të mistershme 51-vjeçari shqiptar në Greqi, familjarët ngrenë policinë në këmbë

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emri/ Zhduket në mënyrë të mistershme 51-vjeçari shqiptar në Greqi, familjarët ngrenë policinë në këmbë

Autoritetet policore në Selanik janë vënë në alarm për zhdukjen e një 51-vjeçari shqiptar. Policia greke ka bërë publike emrin dhe foton e personit të zhdukur. Ai është shtetasi Ylli Mera, personi që shihni në foton e mëposhtme.

Zhdukja e 51-vjeçarit u raportua dy ditë më parë nga familjarët e 51-vjeçarit, të cilët kanë kërkuar publikimin e të dhënave të njeriut të afërt në mënyrë që të mund të përshpejtohet gjetja e tij. Familjarët e 51-vjeçarit janë shprehur të shqetësuar se  mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.

Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej në punë, por për shkak të plagosjes së partneres së tij, ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në banesë, por që atëherë nuk u pa më.

 

“Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ditën e zhdukjes së tij”, njofton policia greke.

Gjurmët e tij kanë humbur në mesditën e 1 nëntoRIT, në zonën e njohur si Arethousa, në Selanik. Autoritetet greke apelojnë se kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE