Fëmijët refuzojnë t’i hanë perimet dhe prindërit nuk këmbëngulin, por çfarë sjell kjo?!

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fëmijët refuzojnë t’i hanë perimet dhe prindërit nuk këmbëngulin, por çfarë sjell kjo?!

Shumica prej prindërve, i kanë parë fëmijët e tyre tek tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër. Mirëpo, çuditërisht të paktën 1 në 5 fëmijë që janë 2 vjeç kurrë nuk i kanë provuar perimet, thotë një studim i ri. Studimi ka arritur në përfundimin se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari.

Si rezultat i kësaj, del se më shumë se 30,000 fëmijë në Britaninë e Madhe nuk hanë perime. Studimi thotë se nëse ky problem i fëmijëve është i përkohshëm, nuk ka ndonjë dëm nga ky veprim i ndërmarrë.

Mirëpo, nëse refuzimi i tyre për të ngrënë perime që janë të pasura me kalcium, proteina, vitamina e minerale, mund të ketë rrezik që ai fëmijë të mos zhvillohet. Mungesa e kalciumit, që ndodhet në qumësht dhe perime të gjelbra, mund të pengojë zhvillimin dhe forcimin e kocakve.

Nga ana tjetër autorja e librit “This is your brain on food”, Dr.Uma Naidoo, e Universitetit të Harvardit, ka siguruar në një intervistë për BBC se vitamina më e mirë për trurin është vitamina B, sepse ajo është çelësi për të mbajtur trurin tonë të ri dhe të shëndetshëm. Mjekja, e cila argumenton se vitaminat B janë të mira edhe për organe të tjera përveç trurit shprehet se:

Ka 8 lloje të vitaminave B. Një nga të preferuarat e mia dhe për të cilën flas gjatë gjithë kohës, është vitamina B-9, e cila është acid folik. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE