Mos ndoshta Butrint Imeri dhe Don Xhoni po na parajmërojnë për një tjetër bashkëpunim muzikor?

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Butrint Imeri dhe Don Xhoni po na parajmërojnë për një tjetër bashkëpunim muzikor?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Ditën e sotme Butrinti dhe reperi i njohur, Don Xhoni, kanë publikuar në Instastory foto me njëri-tjetrin, ku dhe kanë shprehur miqësinë mes tyre tashmë prej kohësh. Ama të gjithëve u kanë lindur dyshime se mos ndoshta të dy artistët do të vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor, gjë e cila është përfolur prej kohësh, por ende nuk kemi një konfirmim nga ta. Kujtojmë se Butrinti dhe Don Xhoni arritën të kishin një super sukses me bashkëpunimin e tyre të parë dhjetorin e kaluar me këngën, e cila titullohet “Corazon” dhe që deri më tani ka kaluar 60 milionë klikime në platformën YouTube. Shpresojmë që përsëri të dy artistët të sjellin një tjetër projekt të suksesshëm.

Së fundmi Don Xhoni po shijon suksesin e këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi dhe titullohet “Hala” dhe shumica e postimeve të tij në rrjete sociale kanë të bëjnë me arritjet e tij në muzike dhe projektet. Por duket se shumë shpejt Don Xhoni do të publikojë projektin e ri muzikor dhe këtë na e ka treguar me postimin e fundit në Instastory. Reperi ka postuar një video, ku shfaqet dj i tij dhe dëgjohet kënga e re në sfond.

Para 2 ditësh, Butrinti lansoj projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “Lejlla” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku, pasi vetëm në një ditë ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube. Një sukses ky i pritshëm nga një artist si Butrinti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48217 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE