Përleshje fizike me Finem dhe sherr me Noizyn? Don Xhon flet për herë të parë për raportet me reperët rivalë dhe habit me rrëfimet

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përleshje fizike me Finem dhe sherr me Noizyn? Don Xhon flet për herë të parë për raportet me reperët rivalë dhe habit me rrëfimet

Don Xhoni është njëri nga të ftuarit e parë të “Zemër Luana”, program që ka nisur sonte transmetimin në Tv Klan.

Reperi drenicas vendos në një sfidë përballë reperëve shqiptarë, me disa prej të cilëve ka patur “diss”-e e përplasje hera-herës, Don Xhoni surprizoi të gjithë. Në skenë u vendos “Rrota VIP”, ku rrotullohet dhe ndalon tek personi që Xhonatani qëllon me armën e paintball dhe në këtë moment i behet nje pyetje pikante mbi reperin, ku ai mund të refuzojë të përgjigjet por duhet të japë vetë nga një koment për ta.

Teksa në rrotën VIP ai qëlloi foton e Finem, me të cilin u përfolën për një sherr masiv si në rrjete sociale ashtu edhe në jetën reale, por Don Xhon vendosi tu japë fund aludimeve dhe të habisë me përgjigjen. Ai u shpreh se Finem është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka dhe i uroi suksese.

Ndërkohë kur në rrotën VIP ai qëlloi foton e Noizyt, me të cilin gjithashtu u përfolën për një përplasje, reperi Don Xhoni habiti publikun në skenë, kapitenët e çdo kënd me përgjigjen. Ai u shpreh se ka respekt për Noizyn dhe historia mes tyre Është njëjtë si me Finem, ata nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin e janë në paqe.

Gjithashtu zbuloi se edhe me Mozzik nuk është zënë edhe pse nuk ndiqen në rrjete sociale apo edhe pas bashkëpunimit me Loredanën, ish-partnere e Mozzik. Ai u shpreh se me të dhe Getinjon kanë marrëdhënie mjaft të mirë, flasin në telefon jo në Instagram.

Ndërkohë për Mato Lale, u shpreh se nga 1-10 e vlerëson 8 si artist. Ndërsa për Don Phenom, u shpreh se ai vetë është më shumë “Don” se reperi në fjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE