Zaimina Vasjari poston djalin e saj në gjendje jo të mirë shëndetësore!

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zaimina Vasjari poston djalin e saj në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

Zaimina e ka mbajtur shumë private martesën dhe postimet me bashkëshortin e saj në rrjete sociale kanë qenë shumë të rralla, por fotot dhe videot nga përditshmëria e saj dhe e fëmijëve nuk kanë munguar. Ashtu siç kanë qenë edhe ato të fundit, ku këngëtarja me anë të një video na ka treguar se djali i saj nuk ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore, por energjia që ai ka është e pashtershme. Edhe pse me temperaturë vogëlushi i saj nuk ndalet së qeshuri dhe argëtuari.

Jmei me temperatorë 39 por b*ça nuk na rri në një vend

Zaimina e ka treguar gjithmonë pasionin e saj për makinat e shtrenjta dhe sidomos prej kohësh tashmë në tipet e fundit të markës ‘Range Rover’. Para pak ditësh Zaimina me anë të postimi në Instagram na ka treguar se ka bërë një blerje të re të koleksionit të ri ‘Range Rover Sport 2022′ , një makinë mjaft e kushtueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE