Ardit Çuni dhe Jora Hodo rrëfejnë eksperiencën e tyre në “Dancing With The Stars”!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ardit Çuni dhe Jora Hodo rrëfejnë eksperiencën e tyre në “Dancing With The Stars”!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Të gjithë i kemi parë çiftet duke kërcyer e duke sfiduar veten për të na dhënë performanca sa më magjike. Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishin të ftuar Ardit Çuni dhe balerina profesioniste Jora Hodo të cilët ishin liderët e grupit “Llokumet” që triumfuan mbrëmbjen e së premtes. Ata kanë rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e tyre në këtë spektakël dhe jo vetëm.

Si ka qenë mbrëmja e të premtes së kaluar për ju?

Ka qenë plot tension dhe emocion. E kemi pasur përgjegjësinë shumë të madhe sepse nuk varej vetëm dyshja jonë por i gjithë grupi. Nëse nuk fitonim rrezikonte të eleminohej një nga ne. Ka qenë shumë punë e madhe sepse kam dashur që grupi të fitojë. Ia dolëm të gjithë së bashku.

Nga ana tjetër si ka qenë Arditi si lider dhe si e ka pritur Jora idenë që do ishte çift me të në spektakël?

Arditi ishte fantastik si lider. Njeriu më kritik në grup isha unë. Ia kam nxirë jetën. Në fillim para se të fillonte “Dancing With The Stars” thoja ishalla nuk më bie mua. Mendoja që ishte pak i shkurtër dhe nuk e dija sa do realizonim koreografitë e vështira. Nuk e dija që ai kërcente. Nëse do më thonin tani që të mund të zgjidhja, do zgjidhja përsëri Arditin.

Çfarë nuk shkoi mirë te skuadra tjetër?

I kam thënë Jorës që ata janë ekip shumë i mirë dhe kanë balerinë profesionistë shumë të zotë, por do çalojnë në pjesën televizive. Ndryshe nga grupi tjetër, unë e njoh mirë procesin e krijimit të një koreografie për kamerat. U bë diçka që të dukej bukur në ekran. Ky mendoj ishte çelësi i suksesit tonë. Ne ndërruam 4 skena brenda pak minutash, që nuk është e thjeshtë. Kemi patur vetëm tre ditë kohë për ta mësuar e për t’u ushtruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE