Detaje të reja/ U gjet i sharruar në pyll, arrestohen dy grekët që dyshohet se kanë vrarë 51-vjeçari shqiptar

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të reja/ U gjet i sharruar në pyll, arrestohen dy grekët që dyshohet se kanë vrarë 51-vjeçari shqiptar

Babë e bir janë vënë në pranga pasi akuzohen për vrasjen e 51-vjeçarit shqiptar, Ylli Mera, në Greqi.

Sipas mediave vendase mësohet se trupi i shqiptarit u gjet në një pyll në Selanik nga efektivët e policisë.

Ai u gjet me një plagë në kofshë e cila dyshohet se është shkaktuar nga një sharrë elektrike, por deri më tani nuk janë sqaruar ende rrethanat e vdekjes së tij.

Sipas policisë, 51-vjeçari shoqërohej nga një 59-vjeçar grek, për llogari të të cilit kanë dalë në mal, ndërsa prerjet e pyjeve të paligjshme. 59-vjeçari është një person “kyç” për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Ylli Merës, prandaj dhe kanë kontrolluar në shtëpinë e tij ku janë gjetur gëzhoja prandaj dhe ka rënë në prangat e policisë.

Për mbajtje të palijgshme të një thike është arrestuar edhe djali i tij 28-vjeçar, ndërkohë hetimet po vijojnë.

Kanë qenë familjarët e shqiptarit ata të cilët kanë ngritur dyshimet se ai mund të jetë vrarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE