Don Xhoni bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar?

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Don Xhoni bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

Burime për Prive kanë zbuluar se artisti do të vijë në një bashkëpunim me një ndër reperët më të njohur shqiptar dhe bëhet fjalë pikërisht për Unikkatil. Nëse ky lajm është i vërtetë, ndjekësit e dyshes duhet të bëhen gati për një super projekt muzikor.

Projekti më i fundit i Don Xhonit padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ vetëm para pak ditësh zbuloi se do të publikojë EP-në e tij të parë (mini- album). Me anë të disa Instastory-ve ai ka treguar se e ka gati, megjithatë u shpreh se të tjera informacione do t’i zbulojë në vijim.

Pas ndarjes, ish- e dashura e tij Ariana i ka pasur të shumta postimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, duke nisur nga dedikimet e në rastin më të fundit duke e ofenduar madje. E në një bisedë ‘online’ për ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme me Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47634 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE