Frika e tij më e madhe ishte të vdiste i ri, rishfaqet deklarata e të ndjerit Aaron Carter!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Frika e tij më e madhe ishte të vdiste i ri, rishfaqet deklarata e të ndjerit Aaron Carter!

Pas vdekjes së Aaron Carter, një intervistë emocionuese e të ndjerit është rishfaqur teksa pranonte se frika e tij më e madhe ishte vdekja në një moshë të re. Gjatë një paraqitjeje në vitin 2017 në “The Doctors”, Travis Stork e pyeti këngëtarin e “Aaron’s Party” se cila ishte frika e tij më e madhe. Ai u shpreh se:

Që nuk do të mund të jetoj mjaftueshëm. Kjo është frika ime më e madhe.

Diku tjetër në intervistë, Aaron u pyet nëse ai shqetësohej për mbidozën pasi motra e tij Leslie vdiq nga një mbidozë droge në vitin 2012 në moshën 25-vjeçare.

Dua të them se ka gjithmonë një shqetësim, por është edhe fakti që më duhej ta puthja motrën time për lamtumirë në arkivol. Më duhej ta puthja pikërisht në faqe dhe vazhdova ta puthja. Ishte një gjë e frikshme. Unë e di se nuk ka fund të lumtur për asnjë nga ato medikamente që marrë.

RIkujtojmë, se Carter u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Këngëtari uftoi me varësinë ndaj drogës dhe traumën familjare në vitet e fundit të jetës së tij. Një muaj më parë, Carter kishte njoftuar se po shiste pronën dhe po kërkonte të fillonte një ‘kapitull të ri’ diku tjetër.

Ndërkaq, pas vdekjes tragjike të Aaron, ka reaguar vëllait i tij, Nick Carter me një shkrim emocionues në rrjetin e tij social Instagram. Një reagim emocionues pati edhe aktorja e njohur Hilary Duff, e cila ka qenë e lidhur prej disa vitesh me artistin e ndjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE