Kate Middleton ‘heq dorë’ nga aksesorët mbretërorë për këto vathë 1.5 paundësh!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kate Middleton ‘heq dorë’ nga aksesorët mbretërorë për këto vathë 1.5 paundësh!

Princesha e Uellsit na habiti me një palë vathë prej 1.50£ që kishte vënë të enjten nga “Accessorize”. Kate, e cila kishte veshur një fustan poshtë gjurit nga “Gabriela Hearst” prej 1250 £ dhe pallto “Max&Co” prej 460 £, shkoi bashkë me bashkëshortin e saj, Princin e Uellsit, për një vizitë në Scarborough. Ajo i kombinoi vathët “Twisted Circle Drop” me një çantë 295 £ “DeMellier London”, një rrip beli prej 60 £ dhe takat “Boden and Ralf Lauren Cella”. Kate doli me Princin William ndërsa ata vizituan qytetin turistik për të nisur fondet për të mbështetur shëndetin mendor të të rinjve, në një bashkëpunim të kryesuar nga Fondacioni Mbretëror.

Dyshja vizituan “The Street”, e cila është një qendër komunitare që pret organizata për të rritur dhe zhvilluar shërbimet e tyre, ku takuan panelin e granteve të të rinjve nga zona që do të shpërndajnë fondet për projektet lokale. Princesha e Uellsit dukej tepër elegante në nuancat e devesë, por këtë herë janë bizhuteritë e saj ato që na tërheqin vëmendjen!

Kate e ka shfaqur dashurinë e saj për aksesorët e thjeshtë në shumë raste dhe është një fanse besnike e vathëve “Accessorize”. Ajo vuri vathët prej ari të markës “Accessorize”, të cilët ishin në formën e dy rrathëve të përdredhur. Të thjeshtë por tërheqës, është e sigurt të thuhet se ky dizajn duket shumë më i shtrenjtë se çmimi që kanë. Nuk është aspak për t’u habitur që vathët e Kate tani janë shitur të gjithë, pasi ato kanë filluar të preferohen shumë, qëkur princesha i ka vendosur ato dy vitet e fundit.

Çifti mbretëror gjeti kohë për të folur me turmat e vogla që i kishin përshëndetur në dy qendrat komunitare që vizituan të enjten. Ata vizituan ndërtesën ndërsa Fondacioni Mbretëror i Princit dhe Princeshës së Uellsit në bashkëpunim me fondacionin e “Two Ridings Community” njoftuan 345,000 £ financime që kishin ndihmuar nga donatorët për të ndihmuar në mbështetjen e shëndetit mendor të të rinjve në Scarborough.

Middleton mesa duket ‘sundon zemrat’ e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”. Kate kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe duke siguruar 35% të votave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE