OKB thirrje Musk-ut: Respekto të drejtat e njeriut në Twitter!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB thirrje Musk-ut: Respekto të drejtat e njeriut në Twitter!

Në një letër të hapur drejtuar Elon Musk-ut, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i bën thirrje të sigurojë që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter-it.

Twitter është pjesë e revolucionit global e ka transformuar mënyrën si komunikojmë. Por, ju shkruaj me shqetësim dhe frikë lidhur me sferën publike dhe rolin e Twitter-it në të.

Letra e OKB-së pason njoftimin e Musk-ut për largime masive nga puna në Twitter, përfshirë stafin që kujdesej për respektimin e të drejtave të njeriut, përveç dy pjesëtarëve të ekipit etik të Inteligjencës Artificiale.

Ky nuk është fillim inkurajues.

Musk mbrojti vendimin për shkarkimin e gjysmës së punonjësve të kompanisë, duke thënë se “nuk kishte zgjidhje tjetër”. Sipas tij, Twitter ka humbur mbi 4 milion dollarë në ditë. Pas një kapitulli të vështirë që nisi në prill dhe u finalizua muajin e kaluar, me njeriun më të pasur në botë, i cili njëherë ndërroi mendje për blerjen, me pretendimin se llogaritë e rreme ishin më shumë nga sa deklaroheshin, më në fund Musk u bind dhe derdhi 44 miliardë dollarë për blerjen. Finalizimi i këtij operacioni shmangu gjykatën, por hapi telashe të reja për punonjësit.

Miliarderi afrikano-jugor i natyralizuar amerikan bëri të ditur se të gjithëve atyre që kanë humbur vendet e punës, u janë ofruar pagesa shtesë tremujore çka sipas tij është 50 për qind më shumë nga sa parashikohet me ligj”.

Pas raportimit të këtyre zhvillimeve, janë rritur shqetësimet për të ardhmen e personave përgjegjës për të menaxhuar informacionet e dëmshme. Grupet për sigurinë online sugjerojnë se Elon Musk mund të zbusë politikat, që Twitter të jetë më pak efektiv në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit. Po ashtu, mund të hiqen ndalesat e përhershme ndaj disa figurave, si ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE