Rama i përgjigjet Berishës: Llum, eksporton luftën politike në mediat e huaja!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama i përgjigjet Berishës: Llum, eksporton luftën politike në mediat e huaja!

Kryeministri Edi Rama tha sot se “politikanët që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum”. Me anë të një reagimi në rrjetin social Twitter, Rama u shpreh:

Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!

Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!

— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë dhënë intervista për mediat britanike duke akuzuar qeverinë si shkaktare të problemit të emigracionit. Për Daily Mail, Berisha tha se “ky është një moment kur Shqipëria është bërë vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë”.

Edhe më herët gjatë ditës, numri një i PD-së reagoi për këtë çështje, duke denoncuar Ramën për dramën e shqiptarëve në La Mansh, si dhe e akuzoi shefin e qeverisë për ndërhyrje në politikën britanike, siç theksoi, “për llogari të këshilltarëve të tij”. Deklaratat, Berisha i bëri në një dalje nga Selia Blu:

Dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit. Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.

Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE