Veriu i Kosovës, Vuçiç thirrje që punën e policisë ta kryejë KFOR dhe EULEX!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veriu i Kosovës, Vuçiç thirrje që punën e policisë ta kryejë KFOR dhe EULEX!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç shpreson që KFOR-i dhe EULEX-i, të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e këtij vendi.

Mendoj se kjo do t’i kontribuojë paqes. Nëse amerikanët mendojnë se këtë punë mund ta bëjnë shqiptarët, kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vullnetin e popullit. Kam frikë se situata e krijuar mund të çojë në katastrofë. Shpresoj që NATO të tregojë mençuri të mjaftueshme për të parandaluar përkeqësimin.

E rëndësishme që Serbia të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi. Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike. Pas 10 vitesh, serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Prishtinës. Supozimet që serbët po veprojnë me urdhër të Beogradit, nuk kanë kuptim.

Dy ditë më parë, përfaqësuesit e serbëve dhanë dorëheqje nga komunat në veri të Kosovës, si edhe nga gjyqësori, policia, qeveria e po ashtu Kuvendi i Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës për largim nga institucionet, erdhën pas vendimit të Prishtinës zyrtare për pezullimin e kreut të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të zbatonte vendimin e kabinetit Kurti për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në RKS-Republika e Kosovës.

Vuçiç deklaroi:

Autoritetet e Kosovës aplikuan opsionin më të keq të mundshëm kur është fjala për targat. Fillimisht na qortojnë e më pas na poshtërojnë. Më pas, thonë se do të na ndëshkojnë financiarisht e do të na konfiskojnë targat dhe makinat. Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në vitin 2013 e më pas më 2015-ën, mbi parimet për themelimin e tij. Po në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese konkludoi se “marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën”. Kryeministri Albin Kurti, iu bëri thirrje serbëve të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë dobësojnë shërbimet për qytetarët.

Përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë. Por, Serbia nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë!

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kërkuan Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga çdo veprim të njëanshëm që mund të rrisë tensionet. Dje, Lista Serbe organizoi protestë në Mitrovicën e Veriut për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE