A do të aplikohet në nëntor fasha 800 KW? Ministrja Balluku zbardh vendimin e fundit

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të aplikohet në nëntor fasha 800 KW? Ministrja Balluku zbardh vendimin e fundit

Qeveria nuk do ta aplikojë as në nëntor fashën 800 KW në faturat e energjisë elektrike.

Pohimi erdhi nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila pohoi se shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor, parashikimet e motit me reshje në vijim, si dhe rënia në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë janë faktorët që kanë bërë të mundur këtë vendim.

Postimi i plotë:

Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë.

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI

Kursim – Kursim – Kursim

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE