Biznesi i pazakontë në Angli, hiri i personave të vdekur shpërndahet me dron në ajër!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biznesi i pazakontë në Angli, hiri i personave të vdekur shpërndahet me dron në ajër!

Një ish-pilot i Forcave Ajrore Britanike ka nisur një biznes të pazakontë, të shpërndajë me dron në ajër hirin e personave të vdekur. Christopher Mace, themelues i kompanisë “Aerial Ashes”, thotë se është frymëzuar në këtë biznes ngaqë përhapte në det hirin e shokëve të ushtrisë. Për momentin, shërbimi ofrohet vetëm në një zonë të kufizuar në Anglinë qendrore, por plani është që të zgjerohet në të gjithë ishullin, pas partneritetit me shtëpinë funerale “A.W. Lymn”. Mace tha për BBC se:

Përhapja e hirit në ajër duket spektakolare dhe është një kujtim i mirë për familjet. Kemi përhapur hirin e të vdekurve në kampuse universitare, lumenj dhe fusha. Disa nga familjarët ndihmojnë edhe në procesin e kalimit të hirit në pajisjen që lidhet me dronin. Madje disa duan edhe të mësohen me dronin në mënyrë që ta kryejnë vetë procesin e shpërndarjes së hirit.

Dronët po përdoren gjithmonë e më shumë në biznesin e shërbimeve funerale dhe njerëzve po iu ofrohet mundësia që të filmojnë nga qielli lamtumirën e fundit ndaj të dashurve të tyre. Neil Reeves, drejtori i shtëpisë funerale “A.W. Lymn” tha për BBC se:

Gjithçka nisi nga kërkesa e një familjeje. E kemi përdorur për disa funerale që prej atëherë. Familjarët na thonë çfarë duan, por e vetmja gjë që nuk bëjmë është filmimi me dron mbi gropën e varrit të hapur me arkivolin brenda, për respekt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47848 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE