Çfarë po ndodh në PD? Deputetë të tjerë dyshohet se mund të lënë mandatet

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh në PD? Deputetë të tjerë dyshohet se mund të lënë mandatet

Deri më tani deputetët që lanë mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit ishin:

Alfred Rushaj

Mark Marku

Grida Duma

Gazetarja Raziela Myslimaj tha se pritet të ketë të tjera lënie mandatesh, por nuk dihet nëse do jenë për shkak të krizës që po kalon aktualisht Partia Demokratike apo për shkak të zgjedhjeve lokale që po vijnë.

Myslimaj tregoi më tej se në momentin që Alfred Rushaj do të zyrtarizojë lënien e mandatit të tij pritet të zëvendësohet nga Petrit Doda, i cili në listën e Tiranës u rëndit në vendin e 32-të.

Nëse Doda nuk e pranon mandatin, pasi situata në PD është shumë e tensionuar i treti në radhë është Asllan Dogjani.

Mark Marku u zëvendësua nga deputetja më e re në qarkun e Lezhës, Elda Hoti, e cila u rendit e nënta.

Ndërkohë Grida Duma e cila e la sot mandatin pritet të zëvendësohet nga Ori Nebiaj, e cila u rendit e 18-ta në listën e Tiranës.

Në rast se Nebiaj nuk e pranon mandatin për shkak edhe të angazhimeve në televizion, atëherë posti i kalon Lediana Fratarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE