KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Niko Rapi!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Niko Rapi!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Tiranës Niko Rapi pas vlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues ka vendosur ndryshimin e vendimit të KPK dhe rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Niko Rapi.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 277, datë 21.07.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE