Më pikantët në botë, burri hyn në librin e rekordeve Guinness pasi konsumoi 10 speca djegës!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më pikantët në botë, burri hyn në librin e rekordeve Guinness pasi konsumoi 10 speca djegës!

Së fundmi, një burrë nga Kalifornia shënoi rekordin botëror Guinness duke ngrënë 10 speca djegës të njohur si më pikantët në botë në vetëm 33.15 sekonda. Gregory Foster përfundoi sfidën përvëluese në San Diego rreth nëntë muaj pasi fitoi një tjetër titull të rekordeve botërore Guinness. Foster u shpreh për ‘Guinness World Records’ se:

Gjëja e mirë është kur ngrihem në këmbë dhe filloj të pi qumësht, ujë dhe gjithçka, për të kaluar fazën e pas konkursit, që nxehtësia me të vërtetë fillon.

Kur bëhet fjalë për pjatat më pikante në botë, historia njerëzore na ka njohur me disa nga erëzat dhe specat më djegës në botë, që i shtojnë shijen ushqimeve. Prej shekujsh, erëzat njihen si afrodiziakë. Të gjithë e dimë se piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Tek romakët e lashtë këshillohej piperi për ata që ishin të dobët seksualisht.

Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale. Nëse ju pëlqejnë specat djegës, atëherë keni një arsye më shumë për të vijuar t’i hani ato, pasi mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë. Një studim ka arritur në konkluzionin se nëse darka juaj përmban speca djegës, atëherë keni përfituar shumë tepër se sa ushqimi. Njerëzit të cilët ushqehen me speca djegës kanë 13% më pak gjasa të vdesin sesa ata që nuk ushqehen me to.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48183 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE