Nëse jeni një person që i mendoni shumë gjërat, duhet të dini se çfarë po i shkaktoni trurit!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse jeni një person që i mendoni shumë gjërat, duhet të dini se çfarë po i shkaktoni trurit!

Nëse keni kaluar ndonjë situatë stresuese, ka mundësi që të keni menduar shumë. Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i lëndës gri në tru mund të shkaktojë lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen e vendimeve. Hulumtuesit analizuan përbërjen kimike të trurit të dy grupe njerëzish në një ditë pune. Njëri grup u ngarkua me detyra të lehta, ndërsa tjetrit iu kërkua të kryente versione më komplekse të të njëjtave detyra njohëse.

Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i bebes së syve, u regjistruan vetëm te grupi që kryente detyra më komplekse. Duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike, kërkuesit e Spitalit Universitar Pitie-Salpetriere në Paris zbuluan se puna njohëse me intensitet të lartë nxit grumbullimin e glutamatit, një substancë kimike që përdoret nga qelizat nervore për të transmetuar sinjale te qelizat e tjera në korteksin paraballor.

Menaxhimi i niveleve të tepërta i bën më të vështira aktivitetet e tjera të korteksit paraballor, si planifikimi, procesi vendimmarrës, duke i shtyrë subjektet të favorizojnë veprime që kërkojnë pak përpjekje dhe me shpërblim të lartë, ndërkohë që fillojnë të ndiejnë lodhjen mendore. Një nga autorët e studimit, Mathias Pessiglione, tha se teoritë e mëparshme hamendësonin se lodhja ishte një iluzion i krijuar nga truri për të na ndalur në atë që po bëjmë dhe për të na shtyrë drejt një aktiviteti më të këndshëm.

Por rezultatet tona tregojnë se puna njohëse nxit një ndryshim të vërtetë funksional, grumbullimin e substancave të dëmshme pra lodhja do të ishte një sinjal që na bën të ndalojmë së punuari, por për një qëllim të ndryshëm, ruajtjen e integritetit të funksionimit të trurit.

Studiuesit thanë se monitorimi i ndryshimeve të substancave kimike në korteksin paraballor, mund të sjellë ndërlikime praktike, si për shembull ndihma në zbulimin e lodhjes rraskapitëse mendore. Të ndihesh më mirë me veten, të kesh më shumë motivim dhe të jesh më i shëndetshëm, nuk duhet të përfshijë ndryshimin e rutinës suaj të përditshme. Në pjesën e fundit të botimit të tij, Dr.Michael Mosley zbulon më shumë rregulla të thjeshta, të bazuara në shkencë për zakonet tuaja të përditshme që do të transformojnë jetën tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE