Nga fajësimi i shqiptarëve si kriminelë e deri te dëmet nga rrjetet sociale, pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço tregon gjëra që nuk i dinim!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga fajësimi i shqiptarëve si kriminelë e deri te dëmet nga rrjetet sociale, pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço tregon gjëra që nuk i dinim!

I ftuar në ‘Ndryshe’ këtë episod ishte pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço i cili iu përgjigj disa nga pyetjeve që kanë shumë kuriozitet lidhur me profesionin e tij.

Fillimisht, z.Karamuço tregoi se cfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë që akuzohen për krime që kryejnë në vendet e Europës ku zgjedhin të jetojnë.

Unë kam komunikuar me tre gazetarë të huaj por e kam ndërprerë komunikimin, pasi tanimë është një çështje politike. Shumica e gjërave që unë dëgjoj janë legjenda urbane. Me të vërtetë si cdo vend ka njerëz problematikë por nuk po i trajtojnë shqiptarët me dinjitet dhe me shanse të barabarta si gjithë të tjerët.

Cfarë mendon pedagogu se e shkakton këtë largim masiv të popullsisë?

Ikja është një dramë dhe një plagë shumë e madhe e shoqërisë sonë. Sa herë më pyesin përse largohen i them mund të vizitoni Hasin dhe Kuksin të shikoni se çfarë ka aty dhe mund të kuptoni shkakun. Ne nuk i kemi të tepërt njerëzit tanë. Ata që po ikin po tundohen, po joshen dhe disa prej tyre po përfshihen në aktivitete kriminale, por jo si koka të rrjetit.

Për të qenë një kriminel, lind si një i tillë apo të bëjnë rrethanat e jetës?

Mund të jesh një kriminel i ndërtuar gjenetikisht si i tillë, por për shkak të jetës së shëndetshme nuk bëhet dot asnjëherë i tillë.

Po për sa i përket ndikimit të rrjeteve sociale?

Kanë vdekur dy fëmijë me sfidat e TikTok-ut të famshëm, çfarë masash duhet të marrin institucionet shqiptare? U harrua vdekja e një fëmije, u bë dhe një tentativë tjetër, po shyqyr shpëtoi fëmija. Autoritetet që i kontrollojnë këto media i mbyllë të gjitha llogaritë pa verifikim moshe, ndërsa ne bëjmë ndonjë konferencë shkencore që nuk na i dëgjon askush.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE