Projekti më sfidues deri më tani, ju prezantojmë me shkollën ekologjike e ndërtuar në ‘zemër’ të shkretëtirës!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Projekti më sfidues deri më tani, ju prezantojmë me shkollën ekologjike e ndërtuar në ‘zemër’ të shkretëtirës!

Një shkollë ekologjike me gurë ranorë, është hapur në qytetin indian Jaisalmer, njohur ndryshe si “Qyteti i artë”. Temperaturat ekstreme, që ndonjëherë shkojnë mbi 50 gradë celsius, kanë ndikuar në arkitekturën e vendit, e cila i përshtatet kushteve atmosferike, por veçanërisht të nxehtit të shkretëtirës. Në mënyrë të tillë është ndërtuar edhe shkolla e vajzave, “Rajkumari Ratnavati”.

Projektimi i një hapësire të rehatshme mësimi në ‘zemër të shkretëtirës’ është shumë sfiduese. Megjithatë, arkitektja nga New-York-u, Diana Kellogg, donte që ndërtesa të gërshetonte arkitekturën tradicionale me një dizajn modern. Diana Kellogg, thotë se:

Për të ftohur hapësirat, ka metoda që janë përdorur ndër shekuj. Ajo që bëra është që gërshetova disa teknika dhe kombinimi funksionoi. Temperaturat brenda në shkollë janë shumë më të ulëta se ato jashtë. Përdorëm gur ranor, që e mban jashtë nxehtësinë dhe gjithashtu ruan freskinë gjatë natës. Kondicioneri nuk përdoret askund në ndërtesë, jo vetëm për shkak të ndikimit të tij mjedisor, por sepse nuk është i zakonshëm në këtë vend.

Projekti synon të fuqizojë, nëpërmjet arsimimit, gratë dhe vajzat e një rajoni ku shkalla e analfabetizmit është më e larta në Indi. Shkolla u financua nga CITTA, një organizatë jofitimprurëse amerikane që ofron mbështetje ekonomike dhe arsimore për gratë në zonat e largëta dhe të margjinalizuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE