Stresi i del në krah Flori Mumajesit dhe bën reagimin e fortë për këngëtarin: Perandor i muzikës shqiptare

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stresi i del në krah Flori Mumajesit dhe bën reagimin e fortë për këngëtarin: Perandor i muzikës shqiptare

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime.

Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Së fundmi artisti i njohur Flori Mumajesi me anë të disa postimeve të tij ka treguar se vendosi që të fshinte këngët e tij nga platforma YouTube, për shkas se mendonte se ndihej i harruar dhe se muzika e tij tashmë nuk dëgjohej më.

Ditën e sotme për shkak të shumë mesazheve dhe mbështjetes së shumë personave dhe artistëve Flori vendosi që ti rikthejë këngët e tij. Një ndër artistët që e shprehu publikisht vlerësimin e tij për Florin ishte edhe reperi Stresi, i cili ka shkruar në Instastory disa fjalë, duke e konsideruar një person me shumë ndikim në jetën e tij.

Ti erdhe në jetën time, kur jetën nuk e doja, më solle dashurinëkur edhe atë nuk e besoja. Më bone të lumtur në kulmin e trishtimit, kur rrugën e kisha humbur në kthesën e dështimit. Ti do jesh gjithmonë perandor i muzikës shqiptare.

Stresi shpesh herë trazon rrjetit me postimet e tij, ku së fundmi po qarkulon lajmi se reperi ka nisur një romancë të re. Kjo për shkak të një fotoje të postuar në Instastory nga vetë Stresi, ku duket në shtratin e një hoteli me një vajzë misterioze, e cila shfaqet e veshur me të brendshme. Nuk dihet ende nëse reperi me të vërtetë ka nisur një lidhje të re dashurie apo mos ndodhta mund të jetë një skenë nga klipi i këngës së tij të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE