Cila ishte arsyeja? Anita Haradinaj tregon ‘krisjen’ me Ramushin: Nuk më mori në telefon për tre ditë (VIDEO)

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cila ishte arsyeja? Anita Haradinaj tregon ‘krisjen’ me Ramushin: Nuk më mori në telefon për tre ditë (VIDEO)

Gazetarja Anita Haradinaj ka treguar se si e ka pritur bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pjesëmarrjen e saj në një spektakël kërcimi. E ftuar për një intervistë te Rudina, Anita ka treguar se si Ramush Haradinaj, i cili në fillim e kishte mbështetur por kur kishte parë spotin, për ditë nuk e kishte marrë në telefon.

Rudina Magjistari: Jam kurioze bashkëshorti, Ramushi, cilat kanë qenë përshtypjet e tij, opinionet, kur të ka parë? Cili ka qenë kërcimi që i ka pëlqyer?

Anita Haradinaj: Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur i thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet… Pastaj u morëm vesh unë i thashë se shkova se do bëj balet…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE