Dështoi për të gjetur dashurinë e tij të jetës në Rusi, por njeriu më i gjatë në botë nuk dorëzohet në misionin e tij!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dështoi për të gjetur dashurinë e tij të jetës në Rusi, por njeriu më i gjatë në botë nuk dorëzohet në misionin e tij!

Njeriu më i gjatë në botë nuk e ka ndërmend të ndalet duke kërkuar dashurinë e jetës, pavarësisht se ‘misioni’ i tij në Rusi dështoi. Vitin e kaluar, Sultan Kosen, 39-vjeç, udhëtoi nga Turqia drejt Moskës duke kërkuar gruan e cila do të pranonte të qëndronte pranë tij tërë jetën, dhe t’i lindë një djalë dhe një vajzë.

Fermeri me prejardhje kurdë, kaloi disa muaj duke kërkuar gruan e ëndrrave, por javën e kaluar pranoi se nuk ia arriti këtë ta bëjë në Rusi. Por tani i ka dhënë vetes një mision të ri. Do të udhëtojë për në SHBA, për të provuar sërish fatin nëse ndonjë grua do t’ia rrëmbej zemrën dhe të martohet me të.

Kosen kohë më parë kishte vuajtur nga një tumor i rrallë që i shkaktonte zgjatjen e pakontrolluar të trupit. E pas ndërhyrjes kirurgjikale, gjendja e tij shëndetësore u stabilizua. Ai madje mban rekordin e librit Guiness si njeriu më i gjatë në botë, me 251 centimetra gjatësi.

Sultan ka lindur në qytetin juglindor turk Mardin. Ai ishte martuar më herët me gruan siriane Merve Dibo, 175 centimetra e gjatë në vitin 2013, por gjërat nuk funksionuan sepse ajo fliste arabisht dhe ai mund të flasë vetëm turqisht.

Pas divorcit të tij, nëfillim të dhjetorit të vitit të kaluar, ai u nis për në Rusi me mendimin për të gjetur një prtnere të re. Ai u shpreh në një emision televiziv rus se:

Kam dëgjuar se gratë ruse i duan burrat atraktivë dhe të sjellshëm. Duhet të jetë e lehtë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48176 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE