Mashtrim financiar dhe pastrim parash, jepet dënimi për influencerin nigerian Ramon Abbas!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mashtrim financiar dhe pastrim parash, jepet dënimi për influencerin nigerian Ramon Abbas!

Një “influencer” nigerian është dënuar me 11 vite burg për mashtrim financiar dhe pastrim parash. 40-vjeçari Ramon Abbas, i cili njihet në rrjetet sociale si Ray Hushpuppi, postonte foto me makina luksoze, nëpër avionë privatë dhe me veshje të shtrenjta. Pikërisht nga këto foto, FBI arriti ta arrestonte në Dubai, si pjesë e një mashtrimi kibernetik prej rreth 400 milionë dollarësh.

Në Instagram ai prezantohej si një agjent imobiliar, por federalët mendojnë se pasuria e tij ka ardhur si pasojë e një skeme hakerimi, prej së cilës ka vjedhur miliona dollarë nga kompani të mëdha amerikane dhe evropiane. Postimet e tij ekstravagante lanë gjurmë digjitale që hetuesit i përdorën për të lidhur nigerianin me krimet kibernetike.

FBI përdori të dhënat në profilin e tij në Instagram për t’i lidhur me transaksione në shuma të mëdha me njerëz që FBI mendon se janë bashkëpunëtorët e tij. Edhe të dhënat në Snapchat i dhanë FBI-së informacion për të konfirmuar identitetin e tij, adresën dhe komunikimet me persona të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48244 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE