Pasi mori mandatin si deputete, Ori Nebijaj ka një komunikim me rëndësi për mediat dhe ndjekësit e saj!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi mori mandatin si deputete, Ori Nebijaj ka një komunikim me rëndësi për mediat dhe ndjekësit e saj!

Ka pak që ka nisur sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj. 

Ky ndryshim duket se është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e programit dhe ‘Për’Puthen’ vazhdon të mbetet shumë i komentuar. Mirëpo, së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se bukuroshja ka marrë mandatin e deputetes në Partinë Demokratike dhe lidhur me këtë vetëm pak më parë, Ori ka bërë një komunikim me rëndësi për mediat dhe ndjekësit e saj me anë të një Instastory.

Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj.  

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE