Rama zbulon bonusin që do marrin pensionistët për festat e fundvit dhe paralajmëro tjetër rritje pensionesh e rrogash për ushtarakët

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama zbulon bonusin që do marrin pensionistët për festat e fundvit dhe paralajmëro tjetër rritje pensionesh e rrogash për ushtarakët

Kryeministri Edi Rama zhvilloi  dje një takim më vajzat dhe gratë e Kamzës. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, u shpreh se gjatë mandatit të Partia Socialiste është rritur paga minimale në vlerën 36000 lekë, ndërsa vitin tjetër do të arrijë në 38000 lekë, ndërkohë që edhe pensionistët do të marrin shpërblimin sipas traditës në fundvit, një shumë prej 5 mijë lekësh të reja.

Rama foli po ashtu, edhe për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Shqipëri, krizën energjetike dhe rritjen e inflacionit. “Jo vetëm që ka luftë, pasi lufta është e Evropës. Ukraina është sebepi për të gjunjëzuar Perëndimin. Bombat bien në Ukrainë, por faturat e energjisë futen në nën derën e çdo familje dhe në Shqipëri. Na duhet të mbrojmë më të dobëtit, ndaj kemi rritur pagën minimale e cila do të shkojë në 36000 lekë tani dhe vitin tjetër do të shkojë në 38000 lekë. Po rrisim rrogat për ushtarakët do mbështesim dhe pensionistët. Në fundvit secili do marrë 5000 lekë, nuk është shumë por do i lehtësojë dhe do I japë buzëqeshje në fund të vitit.

Ndërkohë që lufta ka qenë fatkeqësi, për ata që shesin energji ka qenë e mirë. Një pjesë të fitimit do ia japim pensionistëve dhe nënat kryefamiljare. Kemi risi në buxhet për nenat që kanë 3 fëmijë e lartë të cilat do trajtohen sikur të jenë të punësuara”, deklaroi Rama. Ndër të tjera, ai tha iu drejtua të rinjve ku teksa iu bën thirrje të mos largohen, Rama iu drejtohet duke thënë se në vend që të harxhojnë 10 mijë paund për të ikur në Angli me gomone, t’i investojnë në tokën e prindërve të tyre sepse do të dalin më të fituar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE