SHBA: Votuesit në katër shtete votojnë pro mbrojtjes të së drejtës për abort

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA: Votuesit në katër shtete votojnë pro mbrojtjes të së drejtës për abort

Votuesit në katër shtete votuan të martën në favor të propozimeve për mbrojtjen e qasjes ndaj abortit. Përkrahësit e abortit fituan në shtetet e udhëhequra nga demokratët, Kaliforni dhe Vermont. Ndalimi pothuajse i plotë i abortit pësoi disfatë edhe në Kentaki, një shtet ku konservatorët i fitojnë zgjedhjet me lehtësi. Ligjet kundër abortit pësuan disfatë edhe në shtetin e Miçiganit ku as demokratët e as republikanët nuk e kanë të garantuar fitoren.

Në zgjedhjet e së martës amerikanët votuan për ligjvënësit, senatorët dhe në disa shtete u votua edhe për çështje të tjera si ajo e legalizimit të marijuanës.

Mirëpo, rezultati për çështjen e abortit po konsiderohet si reagim ndaj vendimit të qershorit të Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin. Vendimi i qershorit ka çuar në ndalime pothuajse të plotë të abortit në një mori shtetesh që qeverisen nga republikanët.

Siç e kemi parë në Kansas nga votimi që u mbajt në fillim të këtij viti, dhe në shumë shtete të tjera në zgjedhjet e së martës, aborti nuk është çështje partiake”
“Siç e kemi parë në Kansas nga votimi që u mbajt në fillim të këtij viti, dhe në shumë shtete të tjera në zgjedhjet e së martës, aborti nuk është çështje partiake”, tha Nancy Northup, presidente e Qendrës për të Drejtat Riprodhuese.

“Kjo i ka nxitur njerëzit të merren me këtë çështje dhe ata nuk duan që politikanët të kontrollojnë trupat dhe të ardhmen e tyre”.

Grupet kundër abortit në Kentaki thanë se ishin të zhgënjyer nga rezultatet, por drejtori ekzekutiv i “Fondacionit për Familjen” vuri në dukje se ndalimet e abortit mbeten në fuqi dhe votuesit përsëri mbështetën kandidatët konservator për qeverinë shtetërore që janë kundër abortit.

Në nivel kombëtar, rreth dy të tretat e votuesve thonë se aborti duhet të jetë i ligjshëm në shumicën ose të gjitha rastet, sipas të dhënave të sondazhit të kryer nga agjencia e lajmeve“Associated Press”, i titulluar “VoteCast”. Sondazhi i kryer me mbi 90,000 votues në të gjithë vendin tregon se vetëm 1 në 10 persona thonë se aborti duhet të jetë i paligjshëm në të gjitha rastet.

6 në 10 të anketuar thonë gjithashtu se vendimi i Gjykatës së Lartë për abortin i bëri ata të pakënaqur ose të zemëruar, krahasuar me më pak që thonë se ishin të lumtur ose të kënaqur me vendimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE