“Unë jam një mami dhe partnere shumë me fat!”/Georgina Rodriguez ndan momentet më të veçanta me familjen e saj në Instagram!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë jam një mami dhe partnere shumë me fat!”/Georgina Rodriguez ndan momentet më të veçanta me familjen e saj në Instagram!

Georgina Rodriguez shijon çdo moment në shoqërinë e partnerit të saj, Cristiano Ronaldos dhe fëmijëve të tyre. Modelja e njohur ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe duke pozuar me fëmijët e saj dhe yllin e Manchester United. Në fotot e publikuara nga Georgina shihen fëmijët e çiftit duke festuar Halloween me kostum të plotë, si dhe duke zbukuruar pemën e Krishtlindjes me ndihmën e Cristianinhos, djalit të madh të Ronaldos.

Kuptimi i orëve, minutave dhe sekondave të mia. Faleminderit Zot për kaq shumë dashuri. Unë jam një mami dhe e dashur shumë me fat.

Pavarësisht se po kalon një periudhë të vështirë në Manchester United, Ronaldo duket se po e shijon kohën me familjen e tij. Ylli portugez mund të largohet nga Djajtë e Kuq në janar, pasi është kritikuar për qëndrimin e tij së fundmi dhe nuk konsiderohet si sulmuesi i parë nga trajneri Erik ten Hag.

Vlen të theksohet gjithashtu se futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali. 37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij. Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë, sipas medias “Marca”.

Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë magjepsëse me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë. Mendohet se punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48451 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE