“Besoja në dashuri të përjetshme…”/Wanda Nara deklaron me ‘plot gojën’ se Icardi e ka tradhtuar!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Besoja në dashuri të përjetshme…”/Wanda Nara deklaron me ‘plot gojën’ se Icardi e ka tradhtuar!

Së fundmi, modelja e njohur Wanda Nara e ftuar në një emision italian la të kuptohet se faktor i ndarjes me Mauro Icardin ishte mosbesnikëria e futbollistit. “Në tetor të vitit të kaluar, të gjithë flisnin për një tradhti nga ana e Mauros”, i tha intervistuesi. Ndërkaq, Nara i kthehet:

Po, dhe kjo varet, ka gra në Argjentinë që thonë se nuk ishte një tradhti. Unë jam një grua shumë serioze. Gjeta disa gjëra që nuk më pëlqenin, disa mesazhe dhe filloi të ndryshojë pak. Mauro është një person që edhe nëse të dhemb, të thotë të vërtetën. Unë pothuajse gjithmonë debatoj me të për këtë, sepse ai është dikush që të thotë të vërtetën, edhe nëse të dhemb dhe më tha që kishte qenë me një person. Më dhemb sepse jam një person që besoj në dashuri të përjetshme. Por ndonjëherë jeta të befason dhe ne duhet të ecim përpara, gjithmonë të kërkojmë lumturinë dhe t’u tregojmë fëmijëve se çfarëdo që të ndodhë në jetë, duhet kërkuar gjithmonë lumturinë.

Ndërkaq, ylli televiziv u shpreh se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohon thashethemet e supozuara që flasin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante.

Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune. Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive.

Nara e mbyll rrëfimin duke thënë disa fjalë për ish-partnerin e saj, njëkohësisht babain e fëmijëve:

E dua akoma dhe do të jem gjithmonë pranë tij. Tani për tani jetoj në Turqi për hir të fëmijëve. Ne jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme, kështu që Mauro dhe djemtë mund të takohen kur të duan.

Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE